Rugova e Tërmkolli jashtë Kuvendit

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova nuk ka arritur të kaloj pragun për t`u bërë deputet në legjislaturën e ardhshme nga radhët e LDK-së.

Në fakt, ishte vetë Rugova i cili kishte njoftuar muajin e kaluar se kishte mundësi që nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t`u bërë deputet.

Naser Rugova në vitin 2017 ka pasur 7,515 vota ndërsa në vitin 2019 6,322 vota.

Rugova ka marrë më pak vota në zgjedhjet e këtij viti se dy vite më parë.

Ish- deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, nuk ka arritur të bëhet deputete prapë.

Ajo në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë gjithsej 3,686 vota.

KALLXO.com po raporton vazhdimisht për subjektet politike dhe kandidatët të cilët kanë arritur të kalojnë pragun për tu bërë deputet.

Gjithashtu KALLXO.com raportoi edhe për deputetët që do të përfaqësojnë partitë politike në legjislaturën e ardhshme në kuvend.

 

Këta janë kandidatët që do përfaqësojnë LDK-në legjislaturën e ardhshme

Ndarja e kulaçit – KQZ shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

 

.