Jeta në Komunë, Hani i Elezit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rufki Suma përballë Jeta Xharrës - LIVE

I ftuari i radhës në debatin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës është kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Në debatin e sontëm Suma do të ballafaqohet me premtimet e tij të dhëna në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013 dhe 2017. kur kishte garuar si kandidat i pavarur,  punët e përfunduara deri më tani në këtë mandat si dhe punët e mbetura deri në fund të mandatit 4-vjeçar.

Rufki Suma do të sfidohet për trajtimin e ujit të pijshëm, mungesën e mjekëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ndërtimin e çerdhes.

Te pyetjet nga ‘Zëri i Qytetarëve’, Suma do të pyetet për furnizimin me ujë në fshatin Gorancë, ndotjen e ambientit, zhvillimin e turizmit malor, mungesën e stacionit të autobusëve.

Në fund të emisionit do të shfaqet  shembulli pozitiv i Hanit të Elezit, në kohën e pandemisë: Natyra Kalisi nisi të implementojë një ide biznesi e cila po i krijon të ardhura asaj dhe familjes.

Përveç kryetarit Suma, prezentë në studio do të jenë edhe asamblistët: Mehmet Ballazhi (PDK), Nora Ballazhi Xhoni (AAK).