Rezultatet e fundit të KQZ-së
Rufki Suma humb Hanin e Elezit pas tre mandateve
17.10.2021 - 22:49
Sipas rezultateve preliminare, Komuna e Hanit të Elezit do të qeveriset nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Ballazhi.
Ky i fundit ka mbledhur mbi 50 për qind të votave të qytetarëve të Hanit të Elezit, duke lënë mbrapa Rufki Sumën, i cili ka qeverisur me Hanin e Elezit për tre mandate, me 42.47 për qind.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Han të Elezit kanë votuar 8 mijë e 467 persona me të drejtë vote.
2 mijë e 485 vota ka marrë kandidati i PDK-së, Ballazhi ndërsa Rufki Suma 2 mijë e 70 ndërsa kandidati i LVV-së gjithsej 319 vota.
Në këtë link mund të shihni rezultatet nga numërimi në kohë reale në të gjitha vendvotimet.