Rudi: Do angazhohem për zbardhjen e vrasjeve politike

Kanë mbetur edhe pak minuta që të fillojë seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës dhe deputetët e legjislaturës së shtatë kanë filluar të zënë vend në ulëset e tyre.

Ndëra ta është edhe Fetah Rudi, deputetet i sapo zgjedhur nga radhët e LDK-së, para mediave tha se kauza e tij në parlament do të jetë mbrojtja e personave me nevoja të veçanta dhe zbardhja e vrasjeve politike para dhe pas luftës.

“Personat me nevoja të veçanta tashmë do ta kenë një zë të tyre në Kuvend. Do të jem në Kuvendin e Kosovës në çdo seancë dhe takim të Kuvendit të Kosovës dhe do ta ngris zërin për çdo problem të tyre”, ka shtuar Rudi.

KALLXO.com është duke transmetuar LIVE seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Seanca Konstituive#Kuvendi

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 26 décembre 2019

.