Rudari: Gastronomia në Podujevë, buzë kolapsit

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka pritursot priti në takim disa nga përfaqësuesit e sektorit të gastronomisë në Podujevë, ku biseduan për situatën e krijuar dhe vështërsitë e natyrave të ndryshme, me të cilat ata po përballen pas masave të reja anti-Covid.

Sipas njoftimit të komunës së Podujevës, Rudari ka kërkuar respektim të masave të qeverisë nga gastronomët.

“Nënkryetari Rudari, prezantoi qëndrimin e tij të njejtë me atë që kishte dje në takimin e kryetarëve të Komunave me institucionet shëndetësore, ku kërkoi nga gastronomët të zbatohet respektimi strikt i masave anti-Covid dhe të shmanget mbyllja totale”, thuhet në njoftimin e komunës.

Nënkryetari Rudari foli rreth gjendjes së rënduar epidemiologjike javët e fundit.

“Jam i vetëdijshëm se Podujeva është ndër komunat me numër të madh të rasteve me Covid-19, të cilat janë rritur shumë ditëve të fundit. Mirëpo, jam edhe më shumë i vetëdijshëm se bizneset llapjane në përgjithësi, e gastronomia në veçanti janë buzë kolapsit”, citohet të ketë thënë Rudari.

Nënkryetari Rudari shprehu gatishmërinë për të rishikuar të gjitha mundësitë në ndërmarrjen e hapave të cilët e ndihmojnë këtë sektor.

Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, qeveria e Kosovës ka marrë një sërë masazh për të parandaluar përhapjen e virusit duke kërkuar kështu që gastronomia të mbyllet nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes.