Fshati Llugë, shtrohet rruga në ditën e zgjedhjeve

Rudari flet për shtrimin e rrugës në ditën e zgjedhjeve në Podujevë

Kandidati nga radhët e LDK-së, për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari i cili deri në këtë kohë ka qenë nënkryetar komune është deklaruar për KALLXO.com, për shtrimin e rrugës në fshatin Llugë, në ditën kur po mbahen zgjedhjet.

KALLXO.com ka raportuar sot ekskluzivisht për shtrimin e rrugës me zhavorr.

Kurse, Rudari tha se kjo rrugë është në projekt dhe se nuk e di se pse po shtrohet pikërisht sot.

“Është në projekt. Janë disa rrugë. Janë çështje të kompanisë, unë nuk e di pse punohet sot”, tha Rudari  për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi sot se në fshatin Lluga të Komunës së Podujevës është duke u shtruar rruga me zhavorr pikërisht në ditën e zgjedhjeve.

Edhe pse ditë e dielë, kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës nuk i kanë ndalur punimet dhe është duke e shtruar rrugën me zhavorr pikërisht në ditën e zgjedhjeve.

Gazetari i KALLXO.com nga vendi i ngjarjes raporton se buldozeri është duke vazhduar me punët në shtrimin e zhavorrit në një rrugë në fshatin Lluga.

Podujevë – Rrugët po shtrohen me zhavorr në ditën e zgjedhjeve në fshatin e Bulliqit – VIDEO

.