RTK shpenzon rreth 29,300 euro për tre muaj vetëm për servisim dhe vetura me qira
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Korenica, në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ka kërkuar sqarime nga drjetori i RTK-së për shpenzimet e mirëmbajtjes së veturave nga ana e Radio Televizionit të Kosovës.
Sipas, Korenicës, ndër shpenzimet më të mëdha të paraqitura në këtë periudhë, është edhe mirëmbajtja e veturave që paguhet për çdo tre mujor për vetura përafërsish 29,300 euro.
Në anën tjetër drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, theksoi se në këto shpenzime hynë mirëmbajtja dhe qiraja e veturave.
“Është një kontratë që veturat janë me kontratë që shfrytëzohen prej televizionit, radios, RTK2 dhe të gjithave – është qiraja e veturave. Janë 16 vetura që përdoren, mirëpo zyrtari i financave po thotë që këtu hynë edhe mirëmbajtja e veturave aktuale të RTK–së , i ka edhe disa vetura të tjera, ka kombi”, tha Kastrati.
Në këtë komision gjithashtu u diskutua edhe për raportin e shpenzimeve për periudhën janar-mars 2021 dhe për borgjet e RTK-së.
RTK me mbi 2.7 milionë euro borxhe