Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

RTK shpall konkursin për drejtor të përgjithshëm

Radiotelevizioni i Kosovës ka shpallur konkursin e dytë brenda këtij viti për drejtor të përgjithshëm. Kjo është bërë pasi është ndryshuar rregullorja për procedurat e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm dhe menaxhmentit të lartë të RTK-së. Konkursi do të jetë i hapur nga deri më 7 qershor.

Disa nga kriteret për të gjithë të interesuarit për këtë pozitë janë: të kenë përvojë të menaxhimit të mediave apo fushave të tjera relevante; të kenë së paku 5 vjet përvojë pune të menaxhimit në media ose në fusha të tjera relevante; të mos kenë qenë të zgjedhur apo të emëruar (funksionar publik) gjatë tri viteve të fundit.

Formularin zyrtar për aplikim mund ta gjeni në faqen e RTK-së në këtë VEGËZ.

Më 22 mars, bordi i Radiotelevizionit të Kosovës kishte vendosur që të mos e zgjidhte drejtorin e përgjithshëm të RTK-së me arsyetimin se baza aktuale ligjore nuk mundëson zgjedhjen e një drejtori të ligjshëm.

Ndërkaq, Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka aprovuar javën e kaluar rregulloren për procedurat e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm dhe menaxhmentit të lartë të RTK-së.

Në konkursin e fundit për drejtor të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ishte renditur i pari. Konkursi ishte monitoruar nga BIRN dhe gjetjet në lidhje me këtë konkurs janë publikuar në artikullin e mëposhtëm.

Prapaskenat e konkursit për drejtor të përgjithshëm të RTK-së