RTK njofton shikuesit për probleme në sistemin kabllor IPKO

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) njofton të gjithë shikuesit se si pasojë e një prishjeje, ka probleme me transmetim në platformën IPKO në orët e paradites.

Stafi i Radio Televizionit të Kosovës në bashkëpunim me teknikët e IPKO-s janë duke punuar dhe shumë shpejt pritet normalizimi i transmetimit në këtë platformë kabllore./RTK