RTK: Mund të mbesim pa program për shkak të shkurtimeve buxhetore nga Qeveria Kurti

Televizioni Publik përmes një reagimi ka thënë se RTK mund të mbetet pa program muajt në vijim.

Sipas televizionit publik, kjo mund të ndodhë si pasojë e shkurtimit të buxhetit nga ana e Qeverisë Kurti.

“RTK mund të mbetet pa program muajt në vijim. Kjo si pasojë e shkurtimit të buxhetit që iu bë pa asnjë bazë ligjore nga ana e Qeverisë Kurti”, thuhet në reagim.

Ky reagim i televizionit publik vjen në kohën kur është duke u bërë rishikimi i Buxhetit të Kosovës.

Reagimi i plotë mund ta lexoni në këtë LINK.