RTK ka shpenzuar 3.3 milionë euro për muajt janar - mars 2021

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere është duke e shqyrtuar Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar – mars  2021.

Më këtë komision ka raportuar kryetari i Bordit të RTK-së Sali Bashota dhe drejtori i Përgjithshëm i RTK-së Ngadhnjim Kastrati.

Sali Bashota tha se në bazë të procedurave rregulloreve të brendshme kanë arrit të realizojnë me sukses shpenzimet  këtë periudhë janar-mars 2021.

“Kemi synuar të kemi transparencë të plotë në gjitha shpenzimet”, tha Bashota

Ngadhnjim Kastrati tha se si menaxhmet e si Bord janë munduar t‘i përmbahen buxhetit të votuar në Kuvendin e Kosovës dhe ta shpenzojnë sipas planifikimit.

“Në fund të vitit duhet të vijmë baraz me atë se cka kemi planifikuar”, tha ai.

Armend Mujaka nga LVV si kryetar i këtij Komisioni ka kërkuar  sqarime për shpenzimet e Radio Televizionit të Kosovës.

“Keni raportu afërsisht 3 milionë euro të hyra janar-mars dhe i keni raportu 3.3 milionë euro shpenzime. 322 mijë euro jeni minus. Keni më shumë shpenzime sesa të hyra pse ky dallim”, tha Muja.

Kastrati tha se këtë tremujor kanë pas më shumë shpenzime dhe tre muajt e ardhshëm dhe deri në fund të vitit do të barazohen.

“Te pagesa e borxheve ka tejkalime që  nuk kemi pas qare pa e pagu borxhin. Rregulloret e RTK-së nuk e pengojnë asnjë marrëveshje per kompensim”, tha ai.

Gjatë mbledhjes, anëtari i Lëvzijes Vetëvendosje Visar Korenica ka përmendur punësimin e familjaërve në Radio Televizionin e Kosovoës, për të cilat ka raportuar KALLXO.com

Këtyre u është kundërpërgjigjur, Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.

Kastrati i cili nuk i ka pritur mirë deklaratat e Korenicës ka thënë se është e drejtë e tij se kënd e punëson duke shtuar se punësimi i Leotrim Thaçit, nipit të ish presidentit Hashim Thaçi si menaxher i njësisë për të drejtat autoriale, iu ka kursyer 55 mijë euro.

“Nuk është mirë me hy me emra me Leotrim Thaçi epo doni me sulmu i njejti është punësu tre muaj ditë është punësu si ekspert i fushës i cili e ka bërë një ekspertizë për të drejtat e autorit dhe i kemi kursy 55 mijë euro. I ka marrë tri rroga nuk është më në punë. Kam drejt dhe unë vendosi për atë punë, nuk muna me ardh me të kallxu ty unë kon me e punësu.Është punë e menaxhmentit kon me e punësu”, ka thënë Kastrati.

Sali Bashota kryetar i Bordit të RTK-së ka mohuar se dhëndrri i tij ka punuar në RTK gjatë kohës që ai është kryesues i Bordit.“Nuk punon në RTK dhandrri, edhe prej që kam ardh kryetar bordi nuk ka punu, 3-4 muaj. Ka punu po nuk punon, dhe është ndërpre, si jam bërë kryetar bordi kam kërkuar që të mos punojë aty. Asnjë familjar i imi nuk punon në RTK”, ka thënë Bashota.

KALLXO.com gjatë këtij muaji ka publikuar hulumtimet për punësimin e nipit të Hashim Thaçi si menaxher i linjës për të drejtat autoriale me kontrate mbi veper dhe dhëndrrin e Sali Bashotës si si mirëmbajtës – shtëpiak në RTK, me kontratë mbi vepër.

Kryetari i Bordit, Sali Bashota e pranon se dhëndri i punoi në RTK