Rrugëtimi i çiftit turko-gjerman që zhvilloi vaksinën kundër COVID-19

Shkencëtarët Ugur Shahin dhe Ozlem Tureç jetën e tyre e kanë dedikuar në fushën e onkologjisë dhe sëmundjeve infektive, si dhe kaluan shumë vite duke bërë kërkime të trajtimit të kancerit me imunoterapi.

Por si shkak i pandemisë së coronavirusit, kërkimet  e kaluara të çiftit në fushën e kodit të modifikuar gjenetik në syrin e publikut i ka shfaqur si truri pas vaksinës së parë në botë efektive ndaj COVID-19.

Shahin, 55, dhe Tureç, 53, ngritën Bitechun në qytetin qendror të Gjermanisë, Mainz në vitin 2008. Të hënën, partneri i kësaj kompanie, gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer, tha se vaksina e tyre kandidate ishte 90% efektive në parandalim të infektimit tek vullnetarët.

Ky hulumtim përdor teknologjinë e aprovuar të pa përdorur më herët e quajtur si dërguesi ARN, ose mARN, për të shpërndarë përgjigje imunitare tek njerëzit që janë vaksinuar.

Në një konferencë me gazetarë të martën, Shahin shpejgoi rëndësinë e lajmit- dhe dërgoi një mesazh shprese për botën.

“Mendoj se mesazhi i mirë për njerëzimin është se tani e kuptojmë që infektimi me COVID-19 mund të parandalohet me vaksinë,” tha ai.

Teksa po fliste për CNN të hënën, shefi i Pfizer, Albert Bourla e quajti si “përparimi më i madh mjekësor në 100 vitet e fundit.

Derisa vaksina është një hap i madh për komunitetin shkencor, Shahin dhe Tureç janë veteran në botën e arritjeve mjekësore.

Dyshja, të dy fizikan të trajnuar, themeluan kompaninë e tyre të mëhershme, Ganymed Pharmaceuticals, në vitin 2001 për të punuar në zhvillimin e antitrupave që luftojnë kancerin, eventualisht u shit për 1.4 miliardë dollarë në vitin 2016.

Etika bamirëse e çiftit dhe përkushtimi i gjatë ndaj akademisë dhe shkencës duke se i ka mbajtur ata në këmbë, edhe pse arritja e tyre për vaksinën ndaj COVID-19 i ka vënë ata në qendër të vëmendjes globale.

Në muajin Maj, çifti për CNN tha se ndihen të detyruar të “sjellin diçka për shoqërinë,” marrë parasysh punën e bërë në fushën e tyre gjatë dy dekadave të fundit.

Shahin ka lindur në Iskenderun, një qytet në bregdetin mesdhetar të Turqisë. Ai u shpërngul në Këln të Gjermanisë kur ishte katër vjeç, ku babai i tij punonte në një fabrikë vendore të Ford, sipas Reuters.

Ai takoi Tureçin, vajzën e një fizikani turk, kur të dy ishin duke nisur karrierën akademike.

Shahin dhe Tureç u bashkuan nga pasioni i përbashkët për hulumtime lidhur me kancerin, sipas Reuters, që raportoi se çifti kishin filluar edhe ditën e dasmës në një laborator hulumtimi.

Në janar, pas leximit në gazeta shkencore për coronavirusin në Wuhan të Kinës, Shahin kishte marr një “hap të vogël” nga ilaçet kundër kancerit në ato të vaksinave , raportoi Reuters.

BioNTech caktoi 500 pjesëtar të stafit të punojnë në projektin me shumë përbërës potencial të mARN, ku eventualisht lidhi partneritet me Pfizer në mars.

Qasja e tyre ndaj vaksinës përdor materialin gjenetik, mARN, që bëjnë qelizat të prodhojnë pjesë të proteinave që duken si pjesë të virusit. Sistemi imunitar mëson t’i njoh dhe sulmojë ato, e gjitha kjo në teori do reagonte shpejt ndaj çdo infektimi.

Matthias Kromayer, anëtar i bordit të MIG AG që e ka përkrahur financiarisht BioNTech, të hënën tha se beson që “kjo nuk do jetë vaksina e vetme” kundër COVID-19, duke vënë në theks se një numër i provave të fazës së tretë janë ende në proces.

Shahin gjithashtu tha se BioNTech, në bashkëpunim me Pfizer do luftojë në prodhimin e vaksinës kandidate dhe shpresojnë të prodhojnë deri në 1.3 miliardë doza deri në fund të vitit 2021, nëse merr autorizim.

Ai përsëriti se BioNTech dhe Pfizer planifikojnë të kërkojnë nga administrata për ilaçe dhe ushqim e Amerikës autorizimin për përdorim urgjent të vaksinës, kërkesë e cila bëhet në fillim të javës së ardhshme. CNN