Rrugët në lagjen Mati 1 në kryeqytet në gjendje të mjerë
08.8.2020 - 14:22
Rruga ‘Mbreti Genc’ në lagjen Mati 1 në Prishtinë është mbuluar nga balta.
Banorët në këtë pjesë të kryeqytetit po kanë vështërsi të kalojnë në këtë rrugë, pasi që balta e materiali ndërtimorë ka mbuluar rrugën.
KALLXO.com sot ka pranuar video dhe disa fotografi të kësaj rruge.
Sipas banorëve shkaktar për këtë dëmtim është një ndërtues, i cili ka shkaktuar ‘tollovi’ në këtë pjesë.
KALLXO.com u mundua të flas edhe me kryeinspektorin e komunës së Prishtinës, Adonis Tahirin por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.
KALLXO.com vazhdimisht raporton për çdo parregullsi në secilën komunë ku qytetarët dërgojnë foto dhe video.