Rrugët nacionale të pa përfunduara tash e 12 vite

Procesi i shpronësimit të tokave është arsyeja kryesore që rrugët Prishtinë – Pejë dhe Prishtinë – Mitrovicë nuk janë duke u kryer tash e 12 vjet.

Kjo sipas një hulumtimi të bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës që u prezantua sot.

Sipas KDI-së, Ministria e Infrastrukturës në të dyja rastet ka filluar  punimet e rrugëve ende pa u kryer procedurat e shpronësimit të tokave.

Ndërkaq pronarët e atyre tokave për arsye të ndryshme kanë refuzuar të lejojnë të zhvillohen punimet.

Gjithashtu u tha se stërgjatja e këtyre rrugëve është rrjedhojë e kërkesave të ndryshme të banorëve të zonave rreth rrugëve për kyqje në rrugë, mbikalime dhe nënkalime.

Fjolla Uka Haxhaj, hulumtuese nga ky institut tha se nuk ka gjetur asnjë plan të detajuar për këto dy projekte.

“KDI, nuk ka hasur në një plan të projektuar nga Ministria e Infrastrukturës, i cili do të parashihte detajet e realizimit të projektit në tërësi, për asnjërën nga këto dy projekte”, ka shtuar Uka Haxhaj.

Sipas të dhënave të KDI-së, ekziston vetëm një rast kur Ministria e Infrastrukturës i ka shkëputur kontratën një kompanie punëkryese për shkak të vonesës nga ana e kompanisë në kryerjen e punimeve.

Nga ana tjetër KDI-së i është bërë i njohur vetëm një rast, kur një kompani ka paditur ministrinë për shkak të shpenzimeve shtesë si pasojë e mos sigurimit të kushteve të punës.

Ndërkaq, sipas tyre, në segmentet konkrete të këtyre rrugëve Lum i Madh-Mitrovicë dhe Kijevë-Zahaç, vonesat kanë ndodhur si pasojë e mos sigurimit të mjeteve financiare nga ana e Qeverisë.

Në anën tjetër, drejtori i Departamentit për Menaxhim të Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Avdyl Imeri, theksoi se pjesërisht pajtohet me të gjetuar e raportit.

Sipas tij, pjesa më kritike e cila i përcjellë në menaxhimin e kontratave është shpronësimi.

‘Unë mendoj dhe gjithmonë kam potencuar se do të ishte mirë që të pauzojmë me ndërtim të rrugëve për 2 vite dhe të krijojmë një infrastrukturë ligjore të mirëfilltë, në mënyrë që kur të fillohet me punime të mos hasim në pengesa të natyrave të ndryshme. Kjo do të lejonte që para fillimit të çfarëdo punimi, të kryheshin punët parapërgatitore, në radhë të parë shpronësimi’, theksoi