“Rrugët e rrezikshme” në rajonin e Gjakovës

Janë disa rrugë në rajonin e Gjakovës, rajon ky i cili përfshin edhe komunat Rahovec dhe Malishevë, të cilat llogariten si pika të zeza për shkak të numrit të madh të aksidenteve që ndodhin në ato rrugë.

Disa nga këto aksident ndodhin për shkak të pakujdesisë nga ana e shoferëve, e disa të tjera për shkak të mungesës së shenjave të komunikacionit në këto rrugë.

Duke pasur parasysh numrin e madh të aksidenteve në këto zona, Njësiti i Trafikut në rajonin e Gjakovës ka filluar edhe me një plan operativ që nga viti i kaluar, i cili është në vazhdimësi për kontrollin e shtuar në këto zona.

Sipas policisë në Gjakovë, kontrolli në këto zona bëhet me orar të caktuar, ku është paraparë se ka qarkullim më të madh të qytetarëve.

Policia në rajonin e Gjakovës, si pikë të zezë për shkak të numrit të madh të aksidenteve e ka konsideruar rrugën Xërxë- Rahovec- Bërnjak, rrugë kjo në të cilën policia mundohet të ketë patrulla policore sidomos nga ora 16:00, deri në orën 17:00.

Poashtu si pikë e zezë për shkak të aksidenteve të trafikut konsiderohet edhe rrugë Xërxë- Rahovec- Fortesë, në të cilën sipas policisë pjesën më të madhe të kohës ka patrulla të policisë që nga ora 17:30, deri në orën 18:30, në bazë të planit operativ.

Pastaj është rrugë Xerxe –Rahovec (Rruga “Uçk) –Tek rrethi i parë në hyrje të Rahovecit dhe te pompa benzinës “Haxhi Jaha”, zonë kjo e cila sipas policisë mbikqyret nga policia zakonsht nga ora 12:00-12:30.

Sipas Njësitit të Trafikut në Gjakovë, pika të zeza në rajonin e Gjakovës llogariten edhe rrugën Xërxë- Krushë,  (në Xërxë,tek hyrja për fshatin Rugovë apo Celinë), e cila shumicën e kohës mbikqyret nga patrulla policore nga ora 19:30, deri në orën 20:30, rruga Gjakovë-Ponoshec (Brekoc -Korenicë), e cila mbikqyret nga ora 12:30 deri në orësn 13:30, siq është paraparë në planin operativ të policisë, rruga “Dardania”, me pikë kontrolli kryesisht nga orai 20:00 deri në orën 22:00 dhe rruga Gjakovë-Prishtinë , e cila për shkak të punimeve përgjatë tërë aksit rrugor patrullohet gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

Policia në rajonin e Gjakovës në një përgjigje dhënë për KALLXO.com ka bërë të ditur se në të gjitha rrugët e lartëpërmendura, të cilat konsiderohen si pika të zeza, kanë ndodhur aksidente me pasoja fatale.

Policia ka treguar tutje nëse këto aksidente kanë ndodhur për shkak të moskujdesit të drejtuesve të automjeteve apo në mungesë të shenjave të komunikacionit.

“Deri diku janë të vendosura shenjat, mirepo deri te aksidenti në shumicen e rasteve ka ardhur për shkak të mos respektimit të shpejtsisë se levizzjes, tejkalimeve të palejuara dhe kuqjeve dhe qkyqjeve të pasigurta në rrugë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Mungesë më të madhe të shenjave të komunikacioni sipas policisë në Gjakovë ka në aksin rrugor Xërxë- Malishevë R-110, sidoms në fshatin Bërnjak dhe Fortesë, vende këto në të cilat sipas policisë ka mungesë evidente të sinjalizimit horizontal dhe vertikal.

Policia tutje ka bërë të ditur edhe hapat e ndërmarrë në lidhje me këtë problem.

“Në lidhje me këtë problem kemi njoftuar zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës disa herë dhe poashtu së bashku kemi dalë në vendin e ngjarjes, mirepo deri tani nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me këtë problem”, thuhet në përgjigjen e policisë në Gjakovë.

Duke pasur parasyshë se zona e përgjegjësisë në rajonin e Gjakovës përfshinë rrugë të cilat janë nën mbikqyrjen e zyrtarëve të Ministrisë së Infrastukturës, dhe ato lokale dhe rurale të cilët janë në përgjegjësi të tri komunave të rajonit Gjakovë, Malishevë dhe Rahovëc, policia ka bërë të ditur se që nga viti i kaluar e deri më tani në Ministrinë e Infrastukturës dhe Komunën e Gjakovës janë dërguar 15 shkresa të ndryshme në lidhje me problemet me rrugën, infrastrukturën dhe mungesën e sinjalizimit, duke kërkuar rregullimin e problemeve të këtyre rrugëve.

“Shpresojmë që zyrtarët komunal dhe të Minsitrisë së Infrastruktures të bëjnë edhe më shumë në daljen në teren dhe rregullimin e problemit që po shfaqet në rrugët e Rajonit të Gjakovës”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Tutje policia ka bërë të ditur se gjatë gjithë kohës janë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e Komunës së Gjakovës, në lidhje me problemet e infrastukturës dhe mungesës së sinjalizimit në brendi të qytetit dhe në fshatrat rurale.

Sipas policisë, në disa raste janë marrur masat për evitimin e problemit ndërsa në disa raste tjera nuk ka përmisime në këtë drejtim, sidomos  në rruget rajonale dhe nacionale , që është përgjegjsi e Minsitrisë së Infrastrukturës.