Rrugët e kryeqytetit të mbushura me bërllok - FOTO

Pamje të mbeturinave jashtë kontejnerëve nëpër rrugët e lagjet e Prishtinës nuk janë të rralla.

Një qytetar ka dërguar disa fotografi nga rruga “Anton Qetta” në lagjen Aktash, në të cilat shihet se mbeturinat kanë mbuluar hapësirën që shfrytëzohet për parkim të automjeteve. Në të dy anët e kontenjerëve përveç mbeturinave shihen edhe paisje shtëpiake.

 

Rruga “Anton Qetta” Foto:KALLXO.com 

Pamje të njëjta në adresë të KALLXO.com kanë arritur edhe nga rruga “Nazim Gafurri” duke filluar nga hapësira para Muzeut të Kosovës.

E në disa vende shihet se qytetarët në mungesë të kontejnerëve kanë hedhur mbeturinat në qoshe të rrugës.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.