Magjistralja Lipjan - Ferizaj, Foto: KALLXO.COM

Rrugët e fshatrave të Lipjanit vështirë të kalueshme (VIDEO)

Rritja e nivelit të ujit për shkak të reshjeve të shiut e borës që kanë rënë mbrëmjen e kaluar kanë krijuar vështirësi në rrugët e fshatrave të Komunës së Lipjanit.

Madje në fshatin Konjuh të kësaj komune, rrjedha e ujit ka dalë jashtë shtratit të lumit ndërsa rrugët e këtij fshati janë bërë vështirë të kalueshme.

Përveç rrugëve, KALLXO.com ka siguruar edhe pamje të shtëpive të cilat kanë pasur probleme nga vërshimet e oborret e të cilave janë bllokuar për shkak të ujit, i cili është grumbulluar pas reshjeve të shiut.

Përveç rrugëve të bllokuara e vështirë tË kalueshme brenda komunës së Lipjanit, një gjendje e tillë është parë edhe në magjistralen Lipjan-Ferizaj.