Rrugët e errëta të lagjeve në Prishtinë - VIDEO

Disa rrugë e lagje të kryeqytetit vazhdojnë të përballën me mungesën e ndriçimit publik, duke krijuar edhe frikë te qytetarët për qarkullim në kohën kur ekziston rreziku nga qentë endacak.

Banori i lagjes ‘Vellusha’ ka dërguar në KALLXO.com disa pamje nga rruga “Ismail Dumoshi” dhe “Afrim Loxha”.

Sipas raportuesit, ndriçimi i vetëm është nga dritarët e shtëpive përreth rrugëve por që thotë se është i pamjaftueshëm.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës për mungesën e ndriçimit në këto dy rrugë.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu në projektin e zgjerimit të ndriçimit publik janë të përfshira edhe këto rrugë.

Këto janë pamjet nga kjo lagje e Prishtinës:

Rruga “Ismet Dumoshi” Foto: KALLXO.com
Rruga “Afrim Loxha ” Foto: KALLXO.com
Rruga “Afrim Loxha ” Foto: KALLXO.com
Rruga “Afrim Loxha ” Foto: KALLXO.com