Rrugët dhe shkollat që do ndërtohen në Skenderaj

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, Kuvendi i  Kosovës me 63 vota pro, miratoi Buxhetin e Kosovës për vitin 2020.

Në total, buxheti i këtij viti është 2 miliardë e 357 milionë euro.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, për vitin 2020 ka paraparë investime nga buxheti qendror për Komunën e Skenderajt afër 4 milionë euro.

Ndërkaq, buxheti i Komunës së Skenderajt është afër 15 milionë euro, saktësisht 14,950,501.00 euro.

Qeveria Kurti ka planifikuar pothuajse 24 projekte që të investohen në këtë komunë.

Investimet në infrastrukturën rrugore dhe në ambient

Përgjatë këtij viti është paraparë rehabilitimi i rrugës rajonale Klinë – Skenderaj në vlerë 297,470 euro, zgjerimi i rrugës Rezallë – Likofc në vlerë 181,118 euro, asfaltimi i rrugëve në Izbicë në vlerë 139,995 euro, ndërtimi i rrugës Skenderaj – Vushtrri (fshati Krasmirovc) në vlerë 200,000 euro. Ndërtimi i rrugës Vojnik – Osojan, në vlerë 200,000 euro.

Ndërkaq, për rrjetin e kanalizimit në Prekaz-Mikushnicë në vlerë 161,000 euro. Rrjeti i kanalizimit në Prekaz-Mikushnicë, në vlerë 161,000 euro. Rregullimi i Lumit Klina nga fshati Kuqicë deri në Skenderaj në vlerë 100,000 euro. Kanalizimi ne BL Qirez-Likoc në vlerë 100,000 euro. Pastrimi i lumit Turuqic- Skenderaj me vlerë 26,282 euro.

Në anën tjetër, 170,000 euro janë ndarë për kyçjet individuale në ujësjellës për 12 fshatra të Skenderajt.

Investimet në Arsim

Si projekt i bartur edhe për këtë vit është ndërtimi i shkollës fillore dhe sportive në fshatin Polac, me vlerë 400,000 euro.

Ndërtimi i sallës së Edukatës Fizike të shkollës fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj në vlerë 150,000 euro, gjithashtu edhe ndërtimi i sallës se ed.fiziike në Shkollën e Mesme Teknike “Anton Çeta” në Skenderaj në vlerë 150,000.

Poashtu është paraparë edhe ndërtimi i sallës së ed.fizike të shkollës “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm për të cilën janë ndarë 150,000 euro.

Investimet në Kulturë dhe Sport 

Gjithashtu është përfshirë edhe vazhdimi i ndërtimit të Palestrës së Sportit në Skenderaj e cila kap shumën 300,000 euro. Ndërsa 100,000 euro janë ndarë për ndërtimin e tribunave, rrethojes dhe shtrimi i zhavorit në Stadiumin e Skenderajit.

Ndërkaq, për renovimin e kulmit të Shtëpisë së Kulturës Hasan Prishtina janë ndarë 30,000 euro.

Investime të tjera

Në këtë vit është paraparë që të ndërtohet Parku i Biznesit në Marinë, e për këtë projekt Qeveria ka ndarë një shumë prej 300,000 euro.

Në kuadër të buxhetit për vitin 2020, Qeveria Kurti ka ndarë mjete për ndërtimin e Kullës të Shaban Manxhollit në fshatin Mikushnicë me vlerë 50,000 euro. Ndërtimi i Shtatoreve të Dëshmorëve të Drenices në Periudha të Ndryshme – Skenderaj, 50,000 euro. Lapidari për Hoxhë Avdyl Krasniqi – në Vojnik me vlerë 30,000 euro dhe për konservimin e Shtabit në Kosterc dhe ndërtimi i Varrezave të Dëshmorëve janë ndarë 100,000 euro.

KALLXO.com ka raportuar edhe për projektet që do të financohen në Komunën e Gjakovës.

Buxheti i vitit 2020, projektet që do të financohen në Komunën e Gjakovës