Rruga ‘Xhemajl Mustafa’ në Fushë Kosovë

Rruga ‘Xhemajl Mustafa’ në Fushë Kosovë në gjendje të mjerueshme

Në shikim të parë duket se po sheh një fotografi të kohës ku asfaltimi i rrugëve ishte vetëm një imagjinatë në kokën e njeriut, por në realitet është një rrugë në Fushë Kosovë.

Rruga ‘Xhemajl Mustafa’ në Fushë Kosovë është e mbushur me lloç, ujë, puseta të hapura e vetura të parkuara në trotuare.

Këto pamje duken qartë në fotografinë e derguar nga një banoë i kësaj lagjeje në adresë të KALLXO.com

Sipas banorit kompania e cila është përcaktuar për rregullimin e pusetave në këtë rrugë vetëm ka hapur gypat e kanalizimt dhe më nuk ka punuar asgjë.