Rruga për në qendrën e skijimit në Brezovicë, e mbytur në bërllok

Rruga që çon te qendra e skijimit në Brezovicë është ‘mbuluar’ nga bërlloku.

Disa fotografi të dërguar në adresë të KALLXO.com nga një qytetare tregojnë gjendjen e mbeturinave shumë afër kontejnerëve.

Brezovica është një vendbanim në komunën e Shtërpcës, e njohur si vendpushimin dimëror si dhe për qendrën e skijimit.

Përveç bërllokut, ndërtimi i shtëpive private po lulëzon edhe pse është një park natyror.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetarja.