Nju Jorku, Foto: Pixabay
Rruga në Nju Jork emërtohet 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu' - VIDEO
16.5.2022 - 13:57
Një rruge në lagjen Bronks të Nju Jorkut, iu shtua emri i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ceremonia e emërtimit mblodhi një numër të madh pjesëtarësh të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët me këngë e valle festuan për rrugën e Skenderbeut, ndërsa këtë ditë e vlerësuan si historike.
Në tubim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë, si udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, ligjvënësit Adriano Espalliat dhe Richie Torres si dhe kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.
Ata shprehën vlerësimin e tyre për kontributin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara./VOA