Xhama e thyer në rrugën e quajtur “Saraj”, mes fshatrave Saradishtë-Mohovc të komunës së Ferizaj

Rruga në Muhofc të Ferizajt e mbuluar nga xhamat e thyer

Një kamion po dyshohet se ka hedhur xhama në rrugën Muhofc të komunës së Ferizajt.

Nga fotot të cilat kanë ardhur prej një raportimi në adresën e KALLXO.com vërehen copa xhamash të cilat janë të thyera në shumë pjesë dhe shpërndara në rrugë.

Sipas një raportimi, këta xhama kanë disa ditë që gjenden në këtë rrugë.

“Në rrugën Muhofc – Saraishte të Ferizajt një kamion po mendohet qe i ka gjuajtur këta xhama, edhe kanë qenë në një pjesë të madhe të rrugës (duke i rrezikuar udhëtarët) të paktën prej të dielës, në mos më shumë. Kurrkush nuk ka ndërmarrë diçka për t’i hequr” – ka thënë një raportues për KALLXO.com

Lidhur me këtë, KALLXO.com ka provuar të marrë edhe një përgjigje nga komuna e Ferizajt por deri në publikimin e këtij lajmi ata nuk janë përgjigjur.

Xhama e thyer në rrugën Muhofc -në Saraishte të komunës së Ferizaj

 

Xhama e thyer në rrugën Muhofc -në Saraishte të komunës së Ferizaj
Xhama e thyer në rrugën Muhofc -në Saraishte të komunës së Ferizaj