Foto: Telegrafi

Rruga Mitrovicë – Leposaviq mbetet e bllokuar

Këtë të diel, rreth orës 9 të mëngjesit ka ndodhur rrëshqitje e dheut në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, përkatësisht lokacioni i njohur si “Shkëmbi i Kajushës”.

Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me policinë, ka thënë se kanë ndërmarrë veprimet për sanimin e gjendjes, mirëpo rruga vazhdon të mbetet e bllokuar për shkak të rrezikut për rrëshqitje të reja dheu.

“Aktualisht një shirit i rrugës është aftësuar për kalim por meqenëse ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja, ky segment i rrugës është mbyllur për qarkullim. Luten qytetarët që ose të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kërkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie./Telegrafi