"Ukraina e lirë"/ Erion Velijaj- twitter

Rruga ku ndodhet ambasada e Ukrainës dhe e Rusisë në Tiranë do të emërohet “Ukraina e lirë”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar se një segment rrugor në Tiranë do ta emërojë “Ukraina e lirë”.

Ka qëlluar që në këtë rrugë të jenë të vendosura ambasada e Ukrainës, Serbisë, Rusisë dhe Kosovës.

“Lufta e Serbisë në Kosovë dhe lufta e Rusisë në Ukrainë kanë përcaktuar brezin tonë. Kjo rrugë do të përcaktojë qytetin tonë”, ka shkruar Veliaj në Twitter.