Brezovica. Foto: snow-forecast.com

Rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit e mbyllur deri të dielën

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përmes një komunikate për media ka njoftuar se rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit do të mbyllet nga data 15 nëntor deri të dielën me 17 nëntor.

Kjo mbyllje po bëhet për shkak të punimeve në rrugë.

“Ju njoftojmë se për shkak të zhvillimit të punimeve -asfaltimit të segmentit të rrugës R210 (Brezovicë-Qendra e Skijimit), që nga sot 15 nëntor e deri të dielën, më 17 nëntor 2019, rruga do të jetë e pakalueshme për qarkullim, për të gjitha automjetet”, ka njoftuar MIT.