Rrufeja vret një person në Pejë

Një person nga fshati Kosuriq i Pejës ka vdekur sonte pasi ishte goditur nga rrufeja.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Po, sot rreth orës 19:25 policia është informuar se në spitalin e Pejës është sjellë një qytetar që sipas ekipit mjekësor është goditur nga rrufeja”, tha ai.