Rrufeja godet dy herë veturën në Rusi (VIDEO)

Një makinë është goditur nga rrufeja dy herë, Ngjarja ka ndodhur në Rusi.

Pamjet janë të incizuara nga një makinë tjetër rasti, transmeton rtv21.tv.

Galina Ershova ishte duke udhëtuar përgjatë autostradës Berdskoye në Novosibirsk, Siberi. Aty rrufeja goditi makinën dy herë aq shpejt.

“Unë u verbova për një sekondë, kapa timonin me një grusht vdekjeje. Ndodhi kaq shpejt,” tha Ershova.

Ndërsa shoferja Anna Nakaznykh, thotë se ndihet mirënjohës që është gjallë.

Ajo thotë se askush nuk i kishte ardhur në ndihmë pas rrufesë të çuditshme që kishte ndodhur në Siberi.

“Kishte shumë dëshmitarë okularë … Por askush nuk u ndal. Të gjithë thjesht vazhduan“, tha ajo më pas.

Pas një kontrolli të mëtejshëm rezultoi se makina kishte të dëmtuar vetëm xhamin e pasmë, por asnjë dëm tjetër të dukshëm./21Media