“Rrufeja 3”, OVL-UÇK pranon edhe një dosje të Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka lajmëruar sot se kanë pranuar edhe një dosje më dokumente të Gjykatës Speciale.

Hysni Gucati nga kjo organizatë tha se sot rreth orës 11 kanë pranuar një dosje në koridor të objektit të OVL-UÇK-së.

“Janë disa dosje të Gjykates Speciale, ka emra për të cilët nuk jemi të autorizuar që t’i publikojmë.Nuk është mirë që kjo gjykatë po i vërteton pretendimet tona që ka bashkëpunuar me me Prokurorinë e Serbisë”, tha Gucati.

Ai shtoi se nëse Gjykata nuk po i mbron dokumentet e veta, ata do t’i publikojnë.

Kujtojmë se ditëve të kaluara, OVL-UÇK ka pranuar dy dosje rradhazi që sipas tyre përmbajnë dokumente nga hetimet që po bëhen në Dhomat e Specializuara, gjykatë kjo që ka mandat  të hetojë krimet e luftës të kryera në Kosovë nga viti 1999 e tutje.

Të dy dosjet paraprake, sipas OVL-UÇK janë konfiskuar nga zyrtarë të Gjykatës Speciale.