Rrokulliset një veturë në Prishtinë (FOTO)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur afër shkollës “Gjergj Fishta” në Prishtinës.

Një qytetar ka dërguar foto në KALLXO.com nga vendi i ngjarjes ku shihet një veturë e rrokullisur.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje nga ana e tyre.

Foto: KALLXO.com