Ilustrim

Rrokulliset kamioni në Deçan, vdes një person

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar pasi janë rrokullisur me kamion.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:25 në bjeshkën e quajtur Pleqe, në fshatin Isniq të Deçanit.

“Njё kamion ёshtё rrokullisur dhe si pasojё dy (2) personat qё ishin nё kamion janё lёnduar. Tё lënduarit janё dёrguar nё QKMF Deçan, dhe nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs, ndёrsa personi i lënduar pas tretmanit mjekёsor ёshtё liruar pёr nё shtёpi.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për Obduksion, dhe rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.