Rrokulliset dhe copëtohet një automjet në bjeshkën e Deçanit

Një automjet është rrokullisur sot në bjeshkën e Deçanit.

Sipas fotografive të siguruara nga KALLXO.com, automjeti është dëmtuar tërësisht ndërsa merret vesh se shoferi është lënduar.

Siç mëson KALLXO.com, automjeti është rrokullisur disa metra derisa është ndalur dhe se shoferi ka dalë nga vetura derisa ajo po rrokullisej.

Vetura e aksidentuar ishte pjesë e organizimit “Off Road”