Skender Hyseni, ish-ministër i Punëve të Jashtme. Foto: Kallxo.com

Rroga e Skender Hysenit bëhet sa e një zëvendësministri

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni të paguhet sa një zëvendësministër.

“Paga është e barasvlershme me pagën e zëvendësministrit sipas praktikave me raste të ngjashme. Ndihmësit, asistentët profesionalë të përkohshëm të koordinatorit shtetëror për dialog me Serbinë sipas vendimit të qeverisë të datës 2 korrik 2020, kompensohen ngjashëm me pozitën e asistentit/es të kryeministrit”, tha zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Selmanaj shtoi se koordinatori mund të angazhojë ekspertë të përkohshëm për tema specifike të cilat paguhen sipas legjislacionit në fuqi përfshirë edhe kompensimet dhe shpenzimet e udhëtimit.

Vendimi u miratua me 4 vota kundër.

Paga mujore bruto e një zëvendësministri është 1,150 euro.