Foto: Klix.ba

Rrjeti Sizmologjik i Kosovës del me raport pas termetit në Bosnje dhe Hercegovinë

Ministria e Ekonomisë ka publikuar raportin e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës dhe Shërbimit Gjeografik lidhur me tërmetin i cili ka ndodhur rreth një orë më parë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas njoftimit, termeti është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës për shkak të fuqisë së lartë.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km”, thuhet në njoftim.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 20 kilometra në lindje të Stolacit dhe 45 kilometra në juglindje të Mostarit.

Dëme raportohet se janë regjistruar edhe në Stolac.

Dridhjet janë regjistruar në orën 23:07 minuta dhe janë ndjerë edhe në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Termet në Bosnje dhe Hercegovinë, ndihet edhe në Kosovë