Shkolla "Selami Hallaqi", Gjilan. FOTO-Facebook

Rrjeti i organizatave AVONET kërkon që shkollat e çerdhet të shndërrohen në qendra të COVID-19

Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET  kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësis që sa më parë të mbyllin shkollat dhe çerdhet dhe t’i shndërrojnë në qendra për të infektuarit me COVID-19 por jo të mbyllin vendin.

“AVONET gjatë hulumtimit ka vërejtur se institucioneve në hapësirat e tyre nuk kanë dezinfektues dhe poashtu nuk dezinfektojnë̈ institucionet, nuk respektoj manualin për stafin e shërbyeseve civil, ku në një zyre punojmë pa kushte” thuhet në njoftimin e organizatës.

Organizata ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj që të rritë monitorimin në institucione sepse sipas tyre njëri prej burimeve të infeksionit janë vetë institucionet publike.

Ata po ashtu kanë kërkuar nga Zemaj që të rrisë numrin e infermierëve dhe të stafit teknik nëpër spitalet rajonale.

Sipas tyre, gjatë monitorimit të këtyre institucioneve kanë vërejtur se është e nevojshme dhe e domosdoshme një rritje e infermierëve dhe të stafit teknik.

“AVONET, konsideron se rritja e masave ndaj disa institucioneve dhe sektorëve do ta ulë numrin e infeksionit me virus Covid-19” thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka paralajmëruar se Kosova po shkon sërish drejt mbylljes totale, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kreu i ekzekutivit tha se pritet që masat e reja të hyjnë në fuqi brenda dy ditësh.