Rrjeti i Grave të Kosovës bëhet pjesë e Lobit Evropian të Grave

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) është bërë pjesë e Lobit Evropian të Grave si anëtare mbështetëse. 

“Ky është një hap i rëndësishëm që RrGK të lidhet dhe punojë së bashku me rrjetet e tjera të grave në avancimin e mëtejmë të barazisë gjinore”, njofton organizata.

Sipas tyre, përfshirja në këtë shoqatë të grave do t’i mundësojë RrGK-së dhe organizatave anëtare të përcjellin informacione në organizata evropiane të grave dhe të bashkëpunojnë me to në avokim dhe iniciativa të tjera. 

EWL (European Women Lobby) është organizata më e madhe  e shoqatave të grave në Bashkimin Evropian, e themeluar në vitin 1990. Kjo organiztë ka qëllim promovimin e të drejtave të grave dhe barazinë midis grave dhe burrave, dhe përfaqëson një total prej më shumë se 2000 organizatash.