Rrjeti i Grave kërkon t'u hiqet licenca infermiereve të dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që t’u merret licenca  infermiereve, që dyshohet se kanë qenë të përfshira në sulmin ndaj të moshuarës në Pejë.

RrGK gjithashtu ka kërkuar që të merret licenca e operimit të qendrës për të moshuar ‘Orenda’ në Pejë.

“Përveç kësaj, RrGK fton Policinë e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi të plotë duke arrestuar të gjitha infermieret e pranishme dhe fton të gjitha organet e tjera të drejtësisë që të hetojnë rastin me përgjegjësi të plotë dhe që infermieret të cilat ushtrojnë dhunë të marrin dënimin meritor” – thuhet në komunikatë.

Tutje, RrGK ka thënë se gjatë punës me viktimën e moshuar, institucionet duhet të kenë një qasje me fokus ndaj viktimës dhe që e njëjta të marrë ndihmën e duhur dhe të nevojshme, ndërsa kanë bërë të ditur se do ta monitorojnë reagimin e institucioneve ndaj këtij rasti.

“Gjithashtu, RrGK do të monitorojë reagimin e institucioneve ndaj këtij rasti dhe mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante” – thuhet në fund të komunikatës.

Sot në rrjetin social Facebook është publikuar një video ku shihet një e moshuar duke u sulmuar.

Punëtoret që dyshohet se kanë qenë të përfshira në rastin ku është sulmuar fizikisht një e moshuar në një shtëpi të të moshuarve në Pejë janë përjashtuar nga puna.

Kështu ka thënë për KALLXO.com një punëtore e shtëpisë së të moshuarve “Oranda” ku dyshohet të ketë ndodhur rasti.

“Po janë përjashtu” – ka thënë punëtorja, e cila nuk ka pranuar të jap detaje të tjera lidhur me rastin.

Tutje ajo ka treguar se nga ora 19:00 në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” do të ketë konferencë për media.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Pejë kanë njoftuar se kanë arrestuar dy të dyshuara dhe të njëjtat janë ndaluar për 48 orë.

Sulmi ndaj të moshuarës është thënë se ka ndodhur në një shtëpi të të moshuarve në Pejë.

Për këtë ngjarje, Kryeprokurori i Pejës, ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.

Njëra nga të dyshuarat u tha se dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” ndërsa tjetra veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”.

“Dy persona të dyshuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”” – thuhet në njoftim.

Tutje u tha se nga ana e Prokurorit të Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtohet mundësia e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale u tha se do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Në anën tjetër, Policia tha se më të marr informatë menjëherë ёshtё vёnё ne veprim dhe rreth orës 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy tё dyshuarat.

Tё dyshuarat u tha në njoftimin e Policisë së janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejë.