Foto: Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave kërkon nga institucionet që të reagojnë për 20 vjeçaren e përdhunuar në Kukës

Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar reagimin e institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë, në lidhje me rastin e 20 vjeçares nga Kosova e cila u përdhunua në një fshat të Kukësit nga dy persona.

“Përmes kësaj kumtese, RrGK kërkon që ky rast të trajtohet me seriozitet nga institucionet e drejtësisë të të dy shteteve, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për adresimin e tij dhe dënimin e personave përgjegjës”, thuhet në komunikatën e Rrjetit të Grave.

Tutje në këtë komunikatë, Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se përdhunimi i vajzave dhe grave në shoqërinë tonë mbetet një ndër brengat kryesore, për të cilën duhet të ngritet zëri i të gjithëve.

“Reagimi i duhur institucional ndaj këtyre rasteve ndikon në luftimin e tyre dhe krijimin e një shoqërie ku vajzat dhe gratë gëzojnë një jetë të barabartë dhe pa dhunë me bazë gjinore”, thuhet në fund të reagimit të Rrjetit të Grave të Kosovës.