ILUSTRIM - Rrjetet sociale foto REL AFP

Rrjetet sociale në 'black out' për disa minuta, vjen ndjesa nga Facebook: Problemi u zgjidh

Për disa minuta, rrjetet sociale më të përdorura në botën pësuan një ‘blackout’.

WhatsApp, Messenger, Facebook dhe Instagram shfaqën probleme në gjithë botën.

Sipas përdoruesve, ka qenë e pamundur të dërgoje mesazhe në WhatsApp apo të futeshe në Facebook apo Instagram.

WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger janë të gjitha pjesë e kompanisë Facebook në pronësi dominonte të Mark Zuckerberg, ndaj dhe nuk ka munguar një ndjesë publike përmes zëdhënësit të kompanisë.

Ndjesa e Facebook – “Sot, një problem teknik bëri që përdoruesit të kenë probleme me hyrjen në disa shërbime të Facebook. Ne e kemi zgjidhur këtë problem dhe ju kërkojmë falje për çdo shqetësim”.

18:57 – Për disa minuta ranë disa prej aplikacioneve më të përdorur në botë.

WhatsApp, Instagram dhe Messenger kanë rënë pasditen e sotme në një pjesë të mirë të Evropës.

Probleme u raportuan edhe në Itali e në Shqipëri.

Përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale, si duket e kishin të pamundur që të merrnin apo të dërgonin mesazhe.

Instagram tregoi një gabim serveri ndërsa Facebook gjithashtu pati probleme për përdoruesit që u përpoqën të lidheshin apo identifikoheshin. oranews.tv