Rrjedhja e informacioneve – LIVE

Në emisionin “KALLXO Përnime” po diskutohet për temën e rrjedhjes së informacioneve dhe sulmet kibernetike.

A është e edukuar administrata e shtetit për sigurinë kibernetike?

Sulmet kibernetike, nga kush rrezikohen vendet e Ballkanit?

Pse u duhen hakerëve të dhënat e Policisë, Doganës, ATK-së etj.?

Çka duhet të ndodhë që të mos ketë sulme të tilla në rajon?

Të ftuar në emision janë Ramses Gallego, ekspert kibernetik nga Spanja, Merle Maigre, eksperte kibernetike nga Estonia, Kreshnik Gashi nga  Kallxo.com, Kastriot Fetahaj, ekspert kibernetik kosovar, Blerta Shabani-Kreuter, eksperte kibernetike nga Austria, Fabian Zhilla, ekspert kibernetik nga Shqipëria, dhe Rifat Hyseni, organizator i Samitit Digjital.