COVID-19

Rritje e frikshme e vdekjeve nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se edhe tre pacientë të infektuar nga COVID-19, kanë vdekur, duke e rritur në total numrin e të vdekurve nga ky virus në Kosovë në 82.

“Numri total i rasteve pozitive 3,886 raste nga 26,039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Po ashtu, sot janë konfirmuar edhe 183 raste të reja, duke e rritur numrin në total në 3,886 raste.

Kurse, gjatë ditës së sotme, sipas IKShPK-së, janë shëruar 57 pacientë, e në total numri i të shëruarve është 2,003, ndërsa rastet aktive janë 1,801.

Dalin rezultatet e 365 mostrave, gjendje e rënduar edhe sonte