Rritja më e madhe që nga viti 2017: Çfarë fshihet pas rritjes së Snapchat në pandemi

Në vitin 2021, Snapchat regjistroi një rritje të madhe interesimi 293 milionë përdorues të përditshëm.

Aksionet e aplikacionit Snap, krijuesit e Snapchat, po shërohen. Pasi çmimi i saj pati një rënie në një shumë të ulët prej 5 dollarësh, kompania në fjalë ia doli ta bëjë lëvizjen e nevojshme për rimëkëmbje. Arsyeja e shmangies së një kolapsi ishte, siç shpjegon faqja amerikane për teknologji, Verge, “një ridizajnim i dështuar që ngadalësoi zhvillimin e aplikacioneve dhe i vuri në konfuzion shumë reklamues”.

Sot, ndërkohë, situata është e ndryshme – Snapchat regjistron rritjen më të shpejtë që nga viti 2017 (viti në të cilin kompania doli në treg). Ky aplikacion thuhet se regjistroi 13 milionë përdorues të rinj të përditshëm gjatë tremujorit të dytë financiar të vitit 2021 – 23 për qind më shumë se një vit më parë.

Kjo do të thotë se Snapchat përdoret nga 293 milionë njerëz çdo ditë në krahasim me 173 sosh sa përdorej gjatë vitit të kaluar. Sa për krahasim, Tëitter regjistroi 206 milionë përdorues ditorë në tremujorin e dytë të këtij viti. Të ardhurat e Snap gjithashtu u rritën për116 për qind në 982 milionë dollarë, duke e bërë atë më të shpejtë në zhvillimin e biznesit sesa Twitteri ose Facebooku.

Numrat e rinj konfirmojnë një gjë tjetër të rëndësishme – rritja e madhe dëshmon se kompania po përfiton gjatë pandemisë, pasi njerëzit shpenzojnë më shumë kohë në kompjuterë dhe telefona të mençur. Drejtori ekzekutiv i Snap, Evan Spiegel pret një rritje edhe më të madhe të numrit të përdoruesve pas bllokadës nga pandemia sepse vetë ideja e aplikacionit është – të shoqërohesh me miqtë.

Përktheu: Nuhi Shala