Rritja e rasteve pozitive me COVID-19, ShSKUK në përgatitje të klinikë së Internos

Shifra alarmante të të infektuarve me coronavirus janë duke u regjistruar në Kosovë javëve të fundit, vetëm sot janë shënuar 704 raste.

Rritja e rasteve padyshim që rritë edhe numrin e pacientëve të cilët kanë nevojë për tretman mjekësor.

Për shkak se Klinika Infektive dhe katër klinikat tjerë, Mjekësia Sportive, Mjekësia Intensive Qendrore, Pulmologjia dhe Pediatria i kanë të mbushura të gjitha kapacitete për trajtimin e rasteve me COVID-19, është duke u menduar alternativa tjetër që edhe Klinika e Internos të përgatitet për pacientët me coronavirus.

Këtë e bëri sot të ditur, U.D i drejtorit Izet Sadiku në një intervistë për KALLXO.com.

“Është Klinika Infektive apo COVID-2 dhe COVID-3 që janë Klinika e Mjekësisë Sportive dhe Pulmologjia tash ka filluar përgatitje e hapjes së Internos me qëllim të shfrytëzimit të kapaciteteve shtesë për shkak se po shihet se numri i pacientëve të cilët po kërkojnë shërbime spitalore është gjithnjë e më i madh”, konfirmoi Sadiku.

Ai tha se Infektiva është e mbushur me pacientë dhe se të gjitha kapacitetet e klinikës janë duke u shfrytëzuar por brenda ditës ka sillen deri në 150 pacientë të cilët kërkojnë tretman mjekësor.

Intervista e plotë.