Rritja e rasteve me COVID-19, ndalohen vizitat në burgje

Shërbimi Korrektues i Kosovës sot ka njoftuar se për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 ka marrë vendim që të ndalohen vizitat për të gjithë të burgosurit duke filluar nga nesër më 11 korrik.

Shërbimi Korrektues i Kosovës gjatë kësaj kohe të burgosurve do t`u mundësojë  telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype, i cili tashme është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe të paraburgimit.