Rritja e rasteve me COVID-19, Gjermania e vendos Kosovën në listën e "shteteve të rrezikshme"

Instituti Robert Koch në Gjermani e ka vendosur edhe Kosovën në listën e shteteve me rrezik të lartë si pasojë e numrit të madh të rasteve me COVID-19 të regjistruara ditëve të fundit.

Kjo masë do të hyjë në fuqi nga nesër.

Më shumë se gjysma e shteteve të botës janë në listën e “shteteve të rrezikshme”, ndërsa nga e diela do të shtohen edhe 19 vende të tjera. Ndër to është edhe Kosova.

Përveç Kosovës, në këtë listë janë radhitur edhe Algjeria, Butani, Kili, Ekuadori, India, Japonia, Kazakistani, Maldivet, Moldavia, Mongolia, Maroko, Nepali, Paraguai, Rumania, Arabia Saudite, Tunizia dhe Uzbekistani.

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3,206 raste të reja me COVID-19.