Armend Zemaj. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

Rritja e numrit të të infektuarve, Zemaj paralajmëron "veprime urgjente" dhe "masa më të ashpra”

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se mbledhja e Komitetit për menaxhimin e pandemisë, e cila u mbajt sot, kishte karakter informues në lidhje me masat e marra kundër COVID-19.

Zemaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kapacitetet spitalore në vend nuk janë në situatën më të mirë për shkak të rritjes së rasteve të hospitalizuara.

“Situata është e njëjtë si në shtetet e rajonit, por sistemi ynë shëndetësor është i ndryshëm, kapacitetet tona spitalore nuk janë në situatën më të mirë, andaj përtej statistikave me të infektuar, kemi shtim të rasteve të hospitalizimit. Për të mos pasur situatë të jashtëzakonshme me të infektuar edhe me të hospitalizuar, kërkohet zbatim strikt i masave dhe veprime urgjente dhe masa më të ashpra”, ka thënë ai.

Zemaj ka shtuar se “masat janë adresuar për miratim në Qeveri dhe Kabineti qeveritar pritet të votojë për to”.

Tutje ai ka bërë të ditur se mësimi fizik do të vazhdojë të mbahet  në shkolla ndërsa ai online në universitet.

Vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 637 raste të reja me COVID-19 nga 1,712 testime të bëra ndërsa 13 të tjerë kanë vdekur.

Shtatë komuna të Kosovës në karantinë gjatë fundjavës