Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rritja e numrit të grave në Kuvend, Albena Reshitaj tregon arsyet

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të cilat u mbajtën në Kosovë, 44 gra arritën që të marrin votat e nevojshme për t’u bërë deputete të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë këtij mandati, 36.6 % e Kuvendit të Kosovës do të përbëhet nga gratë.

Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj, tha se vetëdijesimi i qytetarëve ka ndikuar që ky numër të rritet.

“Unë mendoj që përfaqësimi i gruas në politikë është kyç, mendoj që vetëdijesimi i qytetarëve për të vlerësuar individin, për të vlerësuar potencialin dhe mos ta diskriminuar për aspektin gjinor dhe mendoj që një rol të rëndësishëm e ka luajtur edhe qasja joprofesionale e burrave në politikë që kanë tentuar ta ndalin rolin e gruas në vendimmarrje”, tha Reshitaj në emisionin “Kallxo Pernime”.