Liqeni i Livoçit në Gjilan, Foto: KALLXO.com
Rritja e nivelit të liqenit të Livoçit në Gjilan (VIDEO)
11.1.2021 - 15:10
Reshjet e mëdha të shiut dhe borës gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje dhe vërshime në shumë komuna të Kosovës.
Këto reshje kanë ndikuar edhe në rritjen e niveleve të lumenjëve të Kosovës për disa centimetra, disa prej tyre kanë dalë edhe nga rrjedha e tyre normale.
Prurjet e mëdha të lumenjëve kanë ndikuar edhe në rritjen e nivelit të liqeneve artificiale të Batllavës dhe Badovcit për 2 metra.
Reshjet kanë rritur edhe nivelin e Liqenit të Livoçit në Gjilan.
Më poshtë gjeni pamjet e e këtij liqeni pas reshjeve të fundit.
Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.