Bukë - Foto: KALLXO.com

Rritja e çmimeve në Kosovë - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Pernime” po transmetohet debati rreth rritjes së çmimeve të naftës, energjisë elektrike, produkteve esenciale, bukës, produkteve ushqimore dhe shërbimeve të tjera.

A do të rritet çmimi i naftës deri në 1.60 euro?

A do rrezikohet të ketë shtrenjtim të bukës?

A ka ndikuar shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike në rritjen e çmimeve të bukës?

Në cilat produkte ka rritje të çmimeve?

Këto janë disa nga temat të cilave do t’u japin përgjigje të ftuarit në emision. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës, Mursel Zymeri nga Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës dhe Remzi Bytyqi, menaxher në “Plus Market” në Ferizaj.