Foto: Florinda Kelmendi, KALLXO.com
Rritet prania e trupave të KFOR-it mbi Urën e Ibrit, karabinierët thonë se po e vazhdojnë trajnimin
Forca të shtuara të KFOR-it janë parë mbi Urën e Ibrit mëngjesin e sotëm, më 04.09.2024.
Ushtarët që janë në terren kanë thënë për KALLXO.com se është vazhdim i trajnimit që ka nisë të shtunën, më 31.08.2024.
KFOR-i në një përgjigje për KALLXO.com më 31.08.2024 ka njoftuar se nga kjo datë mjetet shtesë që i përkasin Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it (NJMS) janë duke u vendosur përkohësisht në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Sipas KFOR-it, kjo ndodhë si pjesë e një trajnimi periodik për të “testuar procedurat e tij të vjetra dhe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale”.
“KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër/Ibër, në Mitrovicë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. KFOR-i po monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe mbetet vigjilent. Është e vendosur të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit të saj të OKB-së dhe për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mëtejshëm përkatës” – thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Në lidhje me trajnimin i cili është mbajtur nga KFOR-i më 31.08.2024 dhe 01.09.2024, ushtarët në terren patën thënë për KALLXO.com se ky trajnim ka mundësi të vazhdojë edhe të hënën (02.09.2024).
Po atë ditë, dy autoblinda ishin larguar nga ura mbi lumin Ibër.
Ura e Ibrit, largohen dy autoblinda të karabinierëve – Pamje